Ndërlidhjet

BRUKSEL


Zyrtarët evropian kërkuan nga kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano që të garantojë se zgjedhjet parlamentare të këtij viti, do të jenë të lira dhe të ndershme. Komisioneri Evropian, Jose Manuel Barroso tha se ky është parakusht për progres në raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Nano u takua edhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Havier Solana, i cili bëri thirrje për zbatimin e plotë të kodit të ri zgjedhor në Shqipëri.
XS
SM
MD
LG