Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sekretarja Amerikane e Shtetit, Condoleeza Rice u takua sot me zyrtarët më të lartë të NATO-s, Bashkimit Evropian dhe ata të Komisionit Evropian. Sipas saj, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa do të jenë partnerë. "Ne po shikojmë mundësitë që të bashkëpunojmë me Evropën e fortë dhe të bashkuar. Folëm për rëndësinë e veprimit në sfidat e përbashkëta që i kemi përpara" tha Rajs. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Havier Solana ndërkaq, tha se këto takime hapin një faqe të re në raportet Amerikë-Evropë. "Kemi shumë çështje që duhet t'i bëjmë së bashku. Tani atmosfera është shumë më e mirë dhe pas disa javësh do të jetë edhe më mirë, pasi do të takohemi me presidentin Bush" tha Solana.
XS
SM
MD
LG