Ndërlidhjet

logo-print

MADRID


Së paku 43 persona u plagosën nga shpërthimi i një veture bombë, afër Madridit. Policia tha se më parë gazeta baske Gara kishte marrë një paralajmërim për shpërthimin nga grupi separatist ETA. Kryeministri Jose Rodriguez Zapatero tha se terroristët e ETA-s dhe ata që i mbështesin nuk kanë vend në politikë, apo në shoqërinë civile.
XS
SM
MD
LG