Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


"Derisa afrohet koha për të filluar diskutimin e statusit të Kosovës dhuna që synon të dëmtojë përparimin e arritur në Kosovë, nuk mund të përjashtohet", ka deklaruar shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen. Në fjalimin para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, Jessen Petersen, ka theksuar se "Kosova mbetet një nga pjesët e fundit të mozaikut ballkanik që sërish na përball me kërcënime serioze të stabilitetit".
"Sa më shpejt i afrohemi vlerësimit të standardeve në këtë mesviti, më të mëdha bëhen rreziqet. Ne nuk mund të përjashtojmë provokimet dhe dhunën nga ata që nuk duan të shohin përparimin", tha kreu i UNMIK-ut duke shtuar se administrata civile dhe KFOR-i janë të përgatitur të përballen me rreziqe të tilla.
"Ndarja e Kosovës nuk është opcion dhe këtë zgjidhje e mbështesin vetëm ata që duan t'i ringjallin ndarjet dhe flakët e së kaluarës në vend të rrugës drejt Evropës", porositi sot në Vjenë shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen. Ai përsëriti si shqetësim të një rëndësie të veçantë papunësinë, duke theksuar se problemet e pazgjidhura sociale "mund të shndërrohen në kërcënim për stabilitetin politik në çdo moment".
XS
SM
MD
LG