Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri aktual i Irakut, Ijad Allaui, është takuar me Masud Barzanin, një nga udhëheqësit kryesor të kurdëve në Irak, për të biseduar mundësinë e koalicioneve alternative ndaj koalicionit shiitë, që duket se ka fituar shumicën e vendeve për në parlamentin e ardhshëm irakian.
"Ne ramë dakord se ka nevojë për konsensus mes forcave politike në Irak në përzgjedhjen e administratës në vend. Ne gjithashtu ndajmë të njëjtin mendim se duhet të vazhdohet me parimet e mirëkuptimit mes forcave politike", tha Allaui pas takimit.
Lidhur me zhvillimet e sigurisë gjatë ditës forcat amerikane sulmuan nga ajri kryengritësit, që kishin marrë nën kontroll një stacion policor në jug të Bagdadit. Gjatë përleshjeve mes militantëve dhe policëve irakianë së paku 6 policë u vranë. Në Bagdad dy civilë u vranë nga një sulm me automjet bombë.
XS
SM
MD
LG