Ndërlidhjet

KANBERRA


Kina, Koreja e Jugut, Rusia dhe Australia i janë bashkangjitur Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara, duke kërkuar nga Koreja e Veriut të kthehet në tryezën e bisedimeve gjashtë palëshe, që synonin dhënjen fund të programeve të armëve të shkatërrimit në masë.
Kryeministri australian Xhon Howard, vlerëson se ndonëse nuk mund të vërtetohen pretendimet e Penjanit se ka prodhuar armë bërthamore, rreziku nuk duhet nënvlerësuar.
"Është një situatë e rrezikshme. Jam i sigurt se ka në deklaratat e fundit elementë të teprimit, por megjithatë ky është problem real që duhet zgjidhur me shumë aftësi dhe duke ruajtur baraspeshën", tha Howard.
XS
SM
MD
LG