Ndërlidhjet

PRISHTINË


UNMIK-u e ka pranuar kërkesën e presidentit të Serbisë Boris Tadiç që në 13 dhe 14 shkurt ai të qëndrojë në Kosovë, ku do t'i vizitojë disa vendbanime serbe, tha zëdhënësja e administratës ndërkombëtare Marsia Pul.
Kjo është vizita e parë e një presidenti të Serbisë në Kosovë prej vitit 1999.
Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen i ka bërë thirrje presidentit serb Tadiç, që gjatë vizitës së tij të mos e ushqejë frikën e serbëve të Kosovës dhe të kontribuojë drejt përmirësimit real të gjendjes.
XS
SM
MD
LG