Ndërlidhjet

BAGDAD


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld udhëtoi në qytetin verior Mosul përpara se të vizitojë edhe Bagdadin.
Vizita nuk u bë publike për shkaqe sigurie.
Rumsfeld është zyrtari më i lartë amerikan që e viziton Irakun prej zgjedhjeve të 30 janarit. Zëdhënësja e tij Larry di Rita tha se qëllimi i vizitës ishte "njohja me suksesin e madh të zgjedhjeve", ndërsa vetë Rumsfeld deklaroi:
"Ekstremistët u thanë irakienëve se Amerika, Shtetet e Bashkuara dhe forcat e koalicionit e kishin moralin e dobët, se u mungon vullneti. Ata menduan se mund ta frikësojnë Amerikën dhe ajo do të tërhiqet. Por falë ushtarëve tanë, dyshoj se ata ende mendojnë ashtu", tha Rumsfeld.
Ndërkohë, dhuna në Irak vazhdoi edhe sot.
Të paktën 13 njerëz u vranë nga shpërthimi i një kamioni pranë një xhamie shiite në qytetin Balad Ruz në verilindje të Bagdadit.
Po sot në Bagdad, persona të armatosur vranë të paktën 9 njerëz kur hapën zjarr ndaj turrmës në një furrë në pjesën e qytetit të banuar me shiitë.
Dje mbi 50 njerëz u vranë në incidente të ndryshme në mbarë Irakun.
XS
SM
MD
LG