Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Një diplomat i lartë i Koresë së Veriut ka thënë se Pheniani do të dëshironte negociata dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, si parakusht për t'iu kthyer bisedimeve 6-palëshe mbi programin bërthamor.
Han Sung Ryo, shefi i misionit të Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara, ka thënë se Pheniani do ta shihte pozitivisht një zhvillim të tillë.
Shtetet e Bashkuara më parë i kanë refuzuar kërkesat për bisedime dypalëshe.
Koreja e Veriut tha dje se tërhiqet nga negociatat 6-palëshe me Kinën, Japoninë, Rusinë, Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, dhe njoftoi se tashmë ka armë bërthamore.
Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice e paralajmëroi Phenianin se ambicjet bërthamore mund ta thellojnë izolimin ndërkombëtar të vendit.
XS
SM
MD
LG