Ndërlidhjet

RAMALLAH


Lideri palestinez Mahmoud Abbas do të udhëtojë në Rripin e Gazës në përpjekje për t'i bindur pjesëtarët e grupeve militante Hamas dhe Jihadi Islamik që t'i ndalin sulmet kundër izraelitëve.
Udhëtimi bëhet një ditë pas shkarkimit që ai u bëri zyrtarëve të lartë të sigurisë, vendim që pasoi sulmet me mortaja dhe raketa ndaj një vendbanimi hebrej në Rripin e Gazës.
Sulmet e shtynë Izraelin t'i pezullojë negociatat për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Egjipt, ku Abbas dhe kryeministri Ariel Sharon e shpallën armëpushimin formal.
XS
SM
MD
LG