Ndërlidhjet

BAGDAD


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld bëri sot një vizitë të papritur në Irak, ku tha se forcat irakiene të sigurisë duhet të marrin përsipër përgjegjësinë për t'i mundur kryengritësit në vend.
"Mendoj se policia irakiene, ushtria, patrullat kufitare, njësitet speciale komando dhe njësitet që i luftojnë kryengritësit, po bëjnë përparim të mirë. Jam i klënaqur nga ajo që munda të shoh gjatë vizitës sime në Irak", tha Rumsfeld në Bagdad.
Rumsfeld tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t'i ndihmojnë forcat irakiene derisa ta përfundojnë punën, për të cilën, tha ai, do të duhet edhe ca kohë.
Ndërkohë, kryengritësit i vazhduan sulmet në vend.
Të paktën 13 njerëz u vranë nga shpërthimi i një kamioni pranë një xhamie shiite në qytetin Balad Ruz në verilindje të Bagdadit.
Po sot në Bagdad, persona të armatosur vranë të paktën 9 njerëz kur hapën zjarr ndaj turrmës në një furrë në pjesën e qytetit të banuar me shiitë.
Dje mbi 50 njerëz u vranë në incidente të ndryshme në mbarë Irakun.
XS
SM
MD
LG