Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë thirrjen e Koresë së Veriut për bisedime dypalëshe ndërmjet Uashingtonit dhe Phenianit lidhur me programin e tij bërthamor, dhe kanë insistuar në negociata 6-palëshe.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Scot McClellan tha se Koreja e Veriut ka "mjaft mundësi" për të folur drejtpërdrejt me Shtetet e Bashkuara në negociatat 6 palëshe.
"Bisedimet 6-palëshe janë mënyrë për zgjidhjen e çështjes në mënyrë paqësore dhe diplomatike. Gjithashtu e kemi bërë të qartë se Koreja e Veriut ka mjaft mundësi që të na drejtohet në kuadër të bisedimeve 6-palëshe", tha McClellan.
Negociatat ku gjithashtu janë të përfshira edhe Koreja e Jugut, Japonia, Kina dhe Rusia, kanë për qëllim të bindin Korenë e Veriut të heqë dorë nga programet bërthamore të saj.
Sot, Han Sung Ryo, shefi i misionit të Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara tha se Pheniani do të dëshironte negociata dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, si parakusht për t'iu kthyer bisedimeve 6-palëshe mbi programin bërthamor.
XS
SM
MD
LG