Ndërlidhjet

MYNIH


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld tha sot se ka ardhur koha që Shtetet e Bashkuara dhe Evropa të lënë mënjanë dallimet dhe të luftojnë bashkarisht terrorizmin. Në konferencën ndërkombëtare për siguri, në Mynih, ai tha se siguria globale varet nga bashkëpunimi Amerikë – Evropë. "Prej tani duhet të jetë e qartë se një komb i vetëm nuk mund t'i mund ekstremistët. Gjithashtu, asnjë vend nuk mund të luftojë me sukses rreziqet asimetrike të epokës së re" tha Ramsfled. Sipas tij, ekstremistët dëshirojnë vendosjen e rregullave totalitare e jo negociatat për paqe. "Sot ne përballemi me armikun e përbashkët. Në shënjestër të ekstremistëve janë të gjitha shoqëritë e civilizuara, Nju Jorku, Uashingtoni, Stambolli etj. Radikalët islamikë nuk duan armëpushim me botën e civilizuar" tha Ramsfeld, duke shtuar se luftimi i tyre nuk është punë vetëm e ushtrisë. "Kjo i bënë popujt që të këmbejnë informatatë, të thyejnë mbështetjen financiare të ekstremistëve, ose të zënë terroristët. Këto përpjekje kërkojnë kontributin e shumë qeverive dhe elementeve tjera si ato diplomatike, legale etj" tha në konferencën vjetore për siguri, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG