Ndërlidhjet

MYNIH


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan e paralajmëroi botën se së shpejti mund të përballet me një varg shtetesh, të cilat do të kenë armë bërthamore, nëqoftëse nuk ndërmerren aksione të shpejta për shtrëngimin e kontrollit ekzistues.
Në konferencën për rolin e Kombeve të Bashkuara që po mbahet në Mynih, Annan nuk përmendi asnjë vend, por tha se mënyra e vetme për t'ia dalë mbanë me kërcënimet është aksioni i përbashkët.
Dje, kërkesa e Gjermanisë që NATO-ja të ndryshojë krahas ndryshimeve që po ndodhin në botë, hasi në mospajtime nga sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer.
XS
SM
MD
LG