Ndërlidhjet

logo-print

DRESDEN


Sot shënohet 60 vjetori i bombardimit të qytetit lindor të Gjermanisë Dresden.
Me marshin e planifikuar të mijëra ekstremistëve të djathtë, do të përkujtohen bombardimet amerikane dhe britanike, që e shkatërruan qytetin, i cili njihej si Firenca e Evropës Veriore.
Dje kancelari Gerhard Schroeder u zotua t'i ndalojë ekstremistët e djathtë, të cilët Gjermaninë e portretizojnë si viktimë të luftës, ndërsa i injorojnë krimet e nazistëve.
Bilanci zyrtar i të vdekurve llogaritet rreth 35 mijë, por shumë të mbijetuar thonë se numri i viktimave është më i madh, sepse shumë kufoma u bënë pluhur e hi nga zjarret e mëdha që kapluan qytetin.
XS
SM
MD
LG