Ndërlidhjet

MYNIH


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan e paralajmëroi botën se së shpejti mund të përballet me një varg shtetesh, të cilat do të kenë armë bërthamore. Për këtë arsye Annan kërkoi ndërmarrjen e aksioneve të shpejta për shtërngimin e kontrollit ekzistues. Këto komente ai i bëri në konferencën vjetore për siguri që po mbahet në Mynih. Ai gjithashtu tha se do të jetë shumë vështirë që forcat e OKB-së të zëvendësojnë ato të koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Irak. Ndërkohë, ministri i jashtëm i Gjermanisë, Joschka Fischer në konferencë, bëri thirrje për rivendosjen e marrëdhënieve transatlantike. Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë shumë të varura nga njëra tjetra.
XS
SM
MD
LG