Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, deklaroi sot se Kosova është pjesë e Serbisë dhe Malit të Zi. Këto komente ai i bëri gjatë vizitës dy ditëshe që po i bën Kosovës, në vendbanimin Shillovë të komunës së Gjilanit. Ai tha se kjo vizitë ka si qëllim njohjen nga afër me pozitën e serbëve në Kosovë. Në mesditë, Tadiq u prit dhe nga shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen Petersen. Vizita e presidentit të Serbisë në Kosovë është përcjellë nga protesta të disa qindra familjarëve të të zhdukurve, të cilët kanë hedhur vezë kundër selisë së UNMIK-ut. Policia e ka vlerësuar protestën të ketë kaluar pa incidente dhe pa prishje të mëdha të rendit, ndërkohë që disa persona që janë shoqëruar në polici, pas marrjes së deklaratave janë liruar. Mbi 10 mijë pjestarë të policisë vendore, ndërkombëtare dhe njësi ushtarake të KFOR-it, siguruan vizitin e Tadiqit në Kosovë.
XS
SM
MD
LG