Ndërlidhjet

BAGDAD


Koalicioni i partive shiite fitoi 48 përqind të votave në zgjedhjet e 30 janarit në Irak, njoftoi Komisioni Zgjedhor, që sot publikoi rezultatet përfundimtare. Blloku i partive kurde është forca e dytë në Asamblenë Kombëtare, kurse pjesëmarrja më e ultë në zgjedhje është shënuar tek myslimanët synni. Anëtari i komisionit, Farid Ayar tha se dita e sotme shënon lindjen e Irakut të ri dhe njerëzve të lirë. Ndërkohë, në Irak kanë vazhduar sulmet e kryengritësve. Së paku 5 persona u vranë gjatë ditës së sotme.
XS
SM
MD
LG