Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Koalicioni i partive shiite fitoi 48 përqind të votave në zgjedhjet e 30 janarit në Irak, njoftoi Komisioni Zgjedhor, që sot publikoi rezultatet përfundimtare. Blloku i partive kurde është forca e dytë në Asamblenë Kombëtare. Shefi për informim në komisionin zgjedhor, Farid Ayar tha se tani numërimi i votave duhet të miratohet edhe zyrtarisht. "Prej neser komisioni do të pranojë ankesat eventuale. Secili ka tri ditë në dispozicion për këtë dhe pasi të përgjigjemi, ne do të aprovojmë rezultatin përfundimtar" tha Ayar. Pjesëmarrja më e ultë në zgjedhje është shënuar tek myslimanët synni. Megjithkëtë, përfaqësuesit shiitë thanë se do të ndjekin principin e dialogut dhe do të bashkëpunojnë me të gjithë.
XS
SM
MD
LG