Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani tha se nuk do të heq dorë nga planet për ndërtimin e reaktorit të fuqishëm të ujit, që mund të përdoret edhe për prodhimin e materialeve të armëve bërthamore. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Hamid Reza Asefi tha se Irani mirëpret përpjekjet e evropianëve, por nuk pranon propozimin për ndërtimin e një reaktori më pak të fuqishëm. "Sekretarja Amerikane e Shtetit dhe zyrtarët tjerë amerikan janë të vetëdijshëm për aftësitë e Iranit. Evropianëve u kemi thënë qartë që t'u thonë amerikanëve për të mos luajtur me zjarrin" tha Asefi. Irani insiston se programet bërthamore i nevoiten vetëm për qëllime civile.
XS
SM
MD
LG