Ndërlidhjet

logo-print

DRESDEN


Qyteti i Dresdenit shënoi sot 60 vjetorin e bombardimeve nga aleatët, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, ku humbën jetën rreth 35.000 njerëz. Kancelari gjerman Gerhard Schroeder tha se kjo është ditë zie për nder të të gjitha viktimave të luftës. Sipas tij, përvjetori nuk duhet përdorur për të minimizuar fajin e nazistëve. Paradite rreth 2.000 përkrahës të ekstremizmit të djathtë marshuan nëpër rrugët e Dresdenit duke dënuar atë, që e cilësuan terror i forcave të aleatëve.
XS
SM
MD
LG