Ndërlidhjet

BAGDAD


Në Irak kanë filluar bisedimet lidhur me krijimin e qeverisë së re, pas deklarimit të fitores nga blloku i partive fetare shiite me 48 për qind, të ndjekur nga partitë kurde me 25 për qind të vendeve në Asamblenë Kombëtare.
Zëdhënësi i Komisionit të Pavarur Zgjedhor, Farid Ajar, ka thënë se zgjedhjet në Irak ishin shembull i përvojës së vërtetë demokratike arabe.
"Sot, Iraku ka bërë një hap drejt horizontit të gjërë të demokracisë. Në këtë aspekt populli i Irakut do të jetë shembulli i parë praktikë i përvojës së vërtetë demokratike arabe", ka thënë Farid Ajar.
Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe vende tjera të koalicionit kanë uruar irakianët për zgjedhjet. Ndërkaq, Turqia ka shprehur shqetësimin dhe ka kërkuar të analizohen të gjitha ankesat për parregullësitë, mes të cilave edhe ato që lidhen me manipulimet e mundshme të bëra nga kurdët. Turqia prej disa dekadash përballet me lëvizjen kurde për autonomi.
XS
SM
MD
LG