Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka përfunduar vizitën dy - ditëshe në Kosovë.
Policia e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se në hyrje të Deçanit, disa dhjetra qytetarë janë tubuar dhe kanë hedhur topa bore dhe vezë në konvojin e presidentit të Serbisë.
Nga reagimet lidshur me këtë vizitë, veçojm deklaratën e komandantit të KFOR-it, gjeneralit Kermabo, i cili ka thënë se vizitën e Tadiçit nuk e konsideron provokim. Ai ka shtuar se pjestarët e KFOR-it janë të gatshëm të reagojnë ndaj çfardo incidenti ose trazirave të mundshme në Kosovë.
Presidenti i Kosovës i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka shprehur keqardhjen për keqpërdorimin që presidenti i Serbisë i ka bërë mikpritjes së ofruar nga UNMIK-u.
"Deklaratat si ato që bëri presidenti i Serbisë, nuk çojnë peshë dhe nuk do të kenë asnjë ndikim në vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës", ka thënë presidenti Rugova.
Kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci, ka thënë se deklaratat e Tadiçit janë marketing dhe se të gjithë qytetarët e Kosovës, duke përfshirë edhe pakicat, e dijnë se Kosova nuk është dhe kurrë nuk do të jetë pjesë e Serbisë.
XS
SM
MD
LG