Ndërlidhjet

logo-print

BEJRUT


Në një shpërthim të fuqishëm në Bejrut sot është vrarë ish – kryeministri i këtij vendi Rafik Hariri.
Në këtë shpërthim janë vrarë edhe 9 veta, ndërsa janë plagosur rreth 100 të tjerë. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë organizata deri më tash e panjohur me emërtimin "Grupi për fitore dhe luftë të shenjtë në Levant".
Ministri i Jashtëm izraelit, Silvan Shalon, tërthorazi ka akuzuar Sirinë se qëndron pas vrasjes së Rafik Haririt.
Ndërkaq, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Skot MecCllalen lidhur me këtë sulm ka deklaruar:
"Vrasja e tij është një përpjekje për të minuar angazhimet në ndërtimin e një Libani sovran dhe të liruar nga dominimi i huaj", ka thënë Stiv MecCllalen.
XS
SM
MD
LG