Ndërlidhjet

logo-print

PEKIN


Kina dëshiron rifillimin e bisedimeve gjashtë palëshe kushtuar programeve bërthamore të Koresë Veriore dhe beson se gadishulli korean mund të lirohet nga armët nukleare.
Këto komente i ka bërë ministri i Jashtëm kinez, Li Xao Sin, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij rus, Sergej Lavrov.
Paradite ministri jug - korean i angazhuar rreth Koresë Veriore, Çun Don, ka thënë se është shumë heret që Koreja Veriore të cilësohet si forcë bërthamore:
"Ne konsiderojmë se është shumë heret që Koreja Veriore të identifikohet së shtet bërthamor", ka thënë ministri jug – korean.
Javën e kaluar Koreja Veriore për herë të parë ka pranuar se disponon armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG