Ndërlidhjet

BEJRUT


Libani filloi tri ditët e zisë kombëtare pas vrasjes së djeshme të ish kryeministrit, Rafik Hariri në një shpërthim në Bejrut. Ushtria ndërkaq është në gjendje të lartë gatishmërie. Sipas informacioneve të fundit të policisë, së paku 13 persona u vranë dhe mbi 100 u plagosën në sulmin e djeshëm. Zyrtarët për siguri nuk konfirmuan informacionet sipas të cilave ky ka qenë sulm vetëvrasës, nga një grup militant i panjohur më parë. Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ndërkaq do të mblidhet sot për të diskutuar për gjendjen e krijuar pas shpërthimit.
XS
SM
MD
LG