Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


E ardhmja e Kosovës nuk varet nga qëndrimet e Beogradit dhe presidentit të Serbisë Boris Tadiq, kanë pohuar sot udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe ata të opozitës. Këto komente, drejtuesit kosovarë i kanë bërë pas një takimi të përbashkët me shefin e UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen.
Jessen Petersen tha se kishte për qëllim shqyrtimin e vizitës së presidentit serb në Kosovë dhe disa deklaratave që kanë nxitur reagime në Prishtinë, të cilat kanë të bëjnë me të ardhmen e Kosovës, pas premtimeve që Tadiq u dha serbëve lokal, se Kosova nuk do të bëhet një vend i pavarur, por se do të mbetet pjesë e Serbisë.
Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, tha se i siguronte qytetarët e Kosovës, që e ardhmja e këtij vendi nuk varet nga deklaratat e Beogradit dhe i ftoi shtetet dhe mekanizmat më të lartë ndërkombëtarë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG