Ndërlidhjet

logo-print

BEJRUT


Libani filloi sot tre ditët e zisë kombëtare në shenjë nderimi ndaj ish kryeministrit Refik Hariri, që u vra dje në Bejrut, si pasojë e një atentati vetvrasës. Në sulmin në fjalë, përveç Haririt humbën jetën së paku dhe 13 persona të tjerë dhe mbi 100 njerëz u plagosën. Disa grupe militante kanë marrë përsipër sulmin, por asnjë nga këto pretendime nuk mund të vërtetohet, derisa kanë qenë pak të besueshme.
Vrasja e Haririt ka shtuar tensionet mes Qeverisë së Libanit, që është pro-siriane dhe opozitës që akuzon Damsakun si të përfshirë në vrasjen e Haririt.
Hariri është i njohur për rolin e tij në rindërtimin e Libanit pas luftës civile të viteve 1975 – '90. Njëherësh ai njihet si një nga 100 njerëzit më të pasur në botë.
XS
SM
MD
LG