Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Kancelari gjerman Gerhard Schroeder u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të përkrahin përpjekjet diplomatike të evropianëve, për kufizimin e programeve bërthamore të Iranit. Ai tha se Gjermania dhe vendet tjera të Bashkimit Evropian po i ofrojnë Iranit bashkëpunim ekonomik në këmbim të ndalimit të pasurimit të uraniumit për programet nukleare. "Kjo mund të arrihet nëse Evropa dhe Shtetet e Bashkuara bashkarisht e mbështesin marrëveshjen" tha Schroder për mediat.
XS
SM
MD
LG