Ndërlidhjet

VJENË


"Nuk ka fletë akuzë kundër meje dhe ekzistojnë vetëm akuzat e fabrikuara nga regjimi i mëhershëm në Beograd", tha kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në një intervistë dhënë të përditshmes austriake "Standard". Ai vlerësoi se gjatë këtij viti shumëçka lidhur me pavarësinë e Kosvovës mund të vendoset. I pyetur nëse pret trazira në Kosovë, gjatë kohës së diskutimeve për statusin, ai tha se konsideron se nuk do të ketë kurrëfarë vështirësish nëse gjërat shkojnë në drejtim të pavarësisë. Ndërkaq, i pyetur se si e sheh evropeizimin e Kosovës, Haradinaj tha se është i lumtur që Evropa dhe Shtetet e Bashkuara në Kosovë, bashkëpunojnë mirë. "Por, gjatë bisedimeve për statusin, dëshirojmë që rol më të madh të kenë Shtetet e Bashkuara", tha kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në intervistën për gazetën "Standard" të Vjenës.
XS
SM
MD
LG