Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan tha se serbët në Kosovë po jetojnë në frikë dhe se kjo gjë po e thellon ndarjen ndërmjet serbëve dhe popullatës shumicë shqiptare në Kosovë. Kështu, pos tjerash, thuhet në raportin më të ri të zotit Annan që do ti paraqitet Këshillit të Sigurimit. Mëtutje në raport shkruan se krimet serioze kundër serbëve të Kosovës kanë shënuar rënie prej trazirave të muajit mars të vitit të kaluar. Por, sipas këtij raporti, incidentet e izoluara të dhunës dhe të kërcënimit ende shkaktojnë frikë te serbët. Në këtë raport të Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, që përfshinë periudhën nëntor e dhjetor të vitit 2004 dhe janar 2005, theksohet se autoritetet nuk kanë bërë mjaft për ti dënuar krimet me motive etnike. Poashtu, në raport shkruan se shqetësimet për siguri, ato reale dhe të perceptuara, po i dekurajojnë serbët që u larguan nga Kosova për tu kthyer.
XS
SM
MD
LG