Ndërlidhjet

BEJRUT


Në varrimin e sotëm të ish kryeministrit të Libanit, Rafik Hariri morën pjesë mijëra qytetarë. Shumica prej tyre brohorisnin deklarata kundër Sirisë, e cila nga shumë libanezë, fajësohet për vrasjen e zotit Hariri, në shpërthimin e fuqishëm ditën e hënë. Ish kryeministri Hariri, kishte protestuar kundër ndikimit të Sirisë në Liban dhe dha dorëheqje në muajin Tetor të vitit të kaluar. Siria ka dënuar këtë vrasje, por, megjithatë, kjo vrasje ka ripërtri presionin ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca që Siria ti tërheqë trupat nga Libani. Disa ministra evropian dhe arabë ishin në xhaminë ku u bë ceremonia e varrimit. Por familja e të ndjerit Rafik Hariri e bëri të qartë se presidenti i Libanit dhe zyrtarët e tjerë prosirianë nuk ishin të mirëseardhur në varrim.
XS
SM
MD
LG