Ndërlidhjet

BERLIN


Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder do të kërkoj nga presidenti amerikan, George Bush që më për së afërti të punoj me vendet evropiane, që po përpiqen ta bindin Iranin që të tërhiqet nga përpjekjet për zhvillimin e programit bërthamor. Këto komente zoti Schroeder i bëri në një intervistë të botuar sot në të përditshmen Wall Street Journal. Ai mëtutje tha se në takimin në Gjermani, të mërkurën e ardhshme, do të kërkoj nga presidenti Bush që të zbuten dallimet ndërmjet evropianëve dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me çështjen e Iranit.
XS
SM
MD
LG