Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte ka akuzuar autoritetet e Kroacisë për dështim që të bëjnë të gjithë atë që munden për ta arrestuar të akuzuarin për krime të luftës, gjeneralin Ante Gotovina. Agjencitë e lajmeve raportojnë se në një letër të zonjës del Ponte, dërguar presidencës së Bashkimit Evropian, thuhet se ka ndodhur që informacionet nga zyra e saj për zyrtarët e lartë kroatë janë transmetuar te përkrahësit e Ante Gotovinës pothuajse për më pak se 24 orë. Ajo ka theksuar se derisa gjenerali Gotovina të mos dërgohet në Tribunalin e Hagës, nuk mund të thuhet se Kroacia po bashkëpunon plotësisht me Tribunalin.
XS
SM
MD
LG