Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Statusi i Kosovës duhet të zgjidhet sa më shpejt, në mënyrë që bashkësia ndërkombëtare të mund të dijë se cilët janë faktorët me të cilët duhet të diskutohet integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian", ka deklaruar sot në Prishtinë, kryetari i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin Xhuliano D’Amato. Sipas tij, nëse ka vullnet të mirë te të gjitha palët dhe nëse ka mirëkuptim të ndërsjellë, atëherë mund të gjendet një zgjidhje që do të ishte e pranueshme për Bashkimin Evropian. Zoti D’Amato dhe ish presidenti gjerman Vajceker janë takuar sot me kryetarin e Kosovës Ibrahim Rugova dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.
XS
SM
MD
LG