Ndërlidhjet

VARSHAVË


Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte kërkoi nga autoritetet e Kroacisë që të ndërmarrin masa për arrestimin e të kërkuarit të Hagës, gjeneralit Ante Gotovina. "Kemi infomacione të shumta se ai ndodhet në Kroaci" tha del Ponte, gjatë vizitës në Varshavë. Ministri i jashtëm polak, Adam Rotfeld tha se Bashkimi Evropian nuk do të duhej të fillonte bisedimet për anëtarësimin e Kroacisë, para se ajo të dorëzojë të kërkuarit e Hagës.
XS
SM
MD
LG