Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush tha se Amerika dhe vendet tjera po bëjnë presion mbi Sirinë që të tërheq trupat nga Libani. Në një konferencë për shtyp në Uashington, ai tha se nuk e dinë nëse Siria kishte dorë në vrasjen e ish kryeministrit të Libanit, Rafik Hariri, por tërheqja e ambasadores amerikane nga Damasku, flet vetë. "Kemi tërhequr ambasadoren tonë nga Siria. Kjo tregon se marrëdhëniet tona nuk po ecin përpara dhe se Siria nuk po ndjek hapin e përparimeve demokratike në Lindjen e Mesme" tha Bush. Ndërkaq, duke folur për problemet me Iranin, ai tha se kjo është njëra nga çështjet kryesore që do ta shqyrtojë me partnerët evropian gjatë vizitës së ardhshme në Evropë. "Mendoj se kemi nevojë të punojmë së bashku për të bindur Iranin që të mos zhvillojë armë bërthamore. Do të punojmë me evropianët dhe Izraelin për të hartuar një strategji dhe plan efektiv" tha Bush, duke shtuar se Amerika do të mbrojë Izraelin nëse rrezikohet siguria e tij.
XS
SM
MD
LG