Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski tha se Maqedonia nuk duhet të ketë frikë nga çfardo zgjidhje përfundimtare e statusit të Kosovës. Këtë koment ai e bëri pas takimit në Shkup, me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas Buçkovskit, Maqedonia është e interesuar që çështja e vijës kufitare me Kosovën, të zgjidhet para definimit të statusit të Kosovës. Kryetari i PDK-së, ndërkaq tha se caktimi i vijës kufitare mund të bëhet vetëm pas zgjidhjes së statusit dhe atë në mes të Shkupit dhe Prishtinës.
XS
SM
MD
LG