Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Së paku 17 persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën nga dy shpërthime në afërsi të xhamisë shiite në Bagdad. I pari besohet se ishte sulm vetëvrasës. Sulmet ndodhën në ditën kur shiitët po festojnë festën e tyre më të madhe, Ashura. Vitin e kaluar gjatë kësaj feste, u vranë më shumë se 170 persona. Ndërkohë, ministria e jashtme e Indonezisë njoftoi se dy gazetarë nga ky vend janë rrëmbyer nga militantët, në Ramadi.
XS
SM
MD
LG