Ndërlidhjet

SEUL


Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina pajtohen plotësisht se Korea Veriore duhet t'u kthehet bisedimeve gjashtë palëshe dhe t'u jap fund ambicieve bërthamore. Ambasadori amerikan në Korenë Jugore, Christopher Hill, i cili njëherësh është shef i delegacionit të Shteteve të Bashkuara, vlerësoi si përparësi raportet e mira të Pekinit dhe Penjanit. "Kina ka një raport të veçant me Korenë Veriore dhe ky raport mund të përdoret për të ndihmuar nxitjen e Penjanit që t'u kthehet bisedimeve" tha Hill. Penjani ka thënë se ka armë bërthamore dhe është tërhequr nga bisedimet me Shtetet e Bashkuara, Korenë Jugore, Rusinë, Japoninë dhe Kinën.
XS
SM
MD
LG