Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


"Kosova duhet të ec sa më shpejtë që është e mundur drejtë pavarësisë për të evituar çdo përsëritje të dhunës" tha Garet Evans, kryetar i Grupit Ndërkombëtar të Krizave. Sipas tij, Serbia duhet të pranojë që Kosova nuk mund të kthehet nën pushtetin e Beogradit. Duke folur në një konferencë për shtyp në Londër, ai tha se pala serbe gjithashtu duhet të pranojë se edhe ndarja e Kosovës, thjeshtë, nuk është opcion në kuadër të procesit paqësor. Evans ka shtuar se procesi paqësor në Kosovë, duhet të zhvillohet madje dhe pa mbështetjen e Rusisë. "Treni është duke braktisur stacionin me ose pa serbët, me ose pa rusët" tha Garet Evans. Sipas tij, çdo zhagitje e zgjidhjes së statusit të Kosovës do të çojë drejtë dhunës.
XS
SM
MD
LG