Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 11 persona u vranë dhe rreth 90 u plagosën nga një seri shpërthimesh dhe sulmesh në trevat me shumicë shiite në Bagdad. Sulmet u bënë në ditën kur qindra mijëra shiitë, marshuan nëpër rrugë për të kremtuar festën e Ashures. Më heret policia tha se ka shtuar masat e sigurisë kurse kufijt e Irakut janë mbyllur. Nga informacionet tjera rreth Irakut, veçohet edhe apeli i presidentit të Indonezisë Susilo Bambang Yudojono për lirimin e dy gazetarëve nga Indonezia, të rrëmbyer ditë më parë nga kryengritësit në Irak.
XS
SM
MD
LG