Ndërlidhjet

HAMBURG


Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Mohammed el Baradei u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që t'u bashkangjiten bisedimeve për kapacitetet bërthamore të Iranit. "Përpjekjet diplomatike të evropianëve mund të jenë të suksesshme vetëm nëse edhe Uashingtoni është i pranishëm" tha el Baradei, për revistën gjermane "Der Spiegel". Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush, ndërkaq tha se dëshiron veprimin e diplomacisë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Iranin. "Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë një qëllim të përbashkët, që Irani të mos ketë armë bërthamore. Ky është mision i përbashkët dhe unë dua të sigurohem se ne do të vazhdojmë të flasim me një zë" tha Bush në një intervistë për televizionin e Belgjikës, në prag të vizitës në Evropë.
XS
SM
MD
LG