Ndërlidhjet

KABUL


Më shumë se 120 fëmijë vdiqën gjatë javëve të fundit prej sëmundjeve të shkaktuara nga moti i ligë në Afganistan, njoftoi ministria e shëndetësisë. Ministri Amin Fatemi i tha agjencisë AP se ata vdiqën nga pneumonia dhe sëmundjet tjera që shkaktohen nga të ftohtit. Sipas tij, shumë prindër u dhanë opium fëmijëve duke menduar se do t'ua lehtësonin dhimbjet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës premtuan se do të dërgojnë ndihma në rajonet e përfshira nga dimri i ashpër.
XS
SM
MD
LG