Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL/AMSTERDAM


Sot në Bruksel pritet të arrijë presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush. Si nga pala amerikane ashtu edhe nga ajo evropiane, është vlerësuar, se kjo vizitë synon edhe zbutjen e mospajtimeve të thella lidhur me luftën në Irak dhe për disa çështje të tjera. Raportohet se në Bruksel janë ndërmarrë masa të papara të sigurisë. Sekretari i përgjithshëm, i Natos, Jaap de Hoop Scheffer tha se "sinjali që po e jep presidenti Bush, me ardhjen në Evropë, tash është shumë i rëndësishëm". Këto komente zoti Shefer i bëri sot në një intervistë në Televizionin e Holandës. Ai mëtutje u shpreh se "beson se në samitin e javës së ardhshme, aleatët e Natos nga Amerika, Kanadaja dhe Evropa do ta rizbulojnë se aleanca është dhe duhet të mbetet një forum unik, pasi gjatë historisë së saj ka kaluar në shumë dallime në opinione".
XS
SM
MD
LG