Ndërlidhjet

logo-print

KOLOMBO, SRI LANKË


Ish presidentët amerikanë, George Bush i vjetri dhe Bill Clinton vizituan sot rajonet e goditura nga cunami në Sri Lankë. Në këtë vend, në këtë fatkeqësi natyrore patën humbur jetën afro 31 mijë njerëz. Më herët gjatë ditës ata vizituan edhe rajonin Banda Açeh në Indonezi, që poashtu ishte goditur nga tërmeti masiv nëntoksor dhe nga cunami, para tetë javësh. Në Indonezi, të vdekur dhe të zhdukur janë shpallur afro 230 mijë njerëz. Të dy ish presidentët, u takuan me disa nga të mbijetuarit që tash po jetonin në kampe të refugjatëve. George Bush i vjetri dhe Bill Clinton po udhëheqin përpjekjet për ndihma private nga Shtetet e Bashkuara për të goditurit nga cunami.
XS
SM
MD
LG