Ndërlidhjet

BRUKSEL


Presidenti amerikan George Bush, është nisur drejt Evropës, në të parin turne në kontinent që nga rizgjedhja e tij. Bush në Bruksel do të takohet me drejtuesit
kryesorë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Të hënën Bush do të mbajë një fjalim para Aleancës Veri-Atlantike derisa është paraparë një darkë me presidentin francez Chirac. Gjatë javës presidenti amerikan do takohet dhe me homologun e tij rus në Bratisllavë të Sllovakisë.
Në një intervistë për televizionin belg, Bush ka bërë të ditur se janë lënë pas mosmarrëveshjet për Irakun. Ndërkaq Bashkimi Evropian do kërkojë nga presidenti amerikan më shumë përpjekje për zgjidhjen e konfliktit izrealito-palestinez, gjendjen në Irak dhe programet bërthamore të Iranit.
XS
SM
MD
LG