Ndërlidhjet

MADRID


Bashkimi Evropian ka uruar votuesit spanjollë që në referendumin e mbajtur të dielën i thanë po kushtetutës së Unionit. Rreth 77% e pjesëmarrësve në votime i thanë "po" kushtetutës, duke e bërë Spanjën të parin vend evropian që miraton kushtetutën me referendum.
10 vende të tjera evropiane do të mbajnë referendum për çështjen e kushtetutës, e cila për të hyrë në fuqi duhet të pranohet nga të 25 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG