Ndërlidhjet

BRUKSEL


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush në fjalimin e tij para liderve evropian, u angazhua për forcimin e raporteve ndërmjet Amerikës dhe Evropës. Në fillim të turneut evropian, ai tha se këto raporte janë esenciale për përparimin në botë. "Në shekullin e ri, aleanca Amerikë – Evropë është mbështetja kryesore për sigurinë. Tregtia jonë e fuqishme është motori i ekonomisë botërore. Shembulli ynë për liritë politike dhe ekonomike, u jep shpresë miliona njerëzve të lodhur nga varfëria dhe shtypja" tha Bush. Sipas tij asnjë debat i përkohshëm, asnjë mosmarrëveshje ndërqeveritare, apo forcë tjetër nuk do të arrijë të ndajë Amerikën dhe Evropën. Ndërkohë, kryeministri i Belgjikës, Guy Verhofstadt, duke prezentuar presidentin amerikan, tha se ka ardhur koha për tejkalimin e mosmarrëveshjeve rreth luftës në Irak. "Vetëm Evropa e Bashkuar mund të jetë partner afatgjatë dhe i besueshëm i Shteteve të Bashkuara" tha kryeministri i Belgjikës.
XS
SM
MD
LG