Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen diskutuan sot për Kosovën. "Ky është vit vendimtar për Kosovën. Nëse plotësohen standardet, atëherë do të fillojmë diskutimet për statusin final të Kosovës dhe BE-ja do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë proces, në mënyrë që statusi të jetë në përputhje me perspektivën evropiane" tha kryesuesi i radhës i BE-së, Jan Osolborn. Sipas tij, qëndrim i BE-së është se Kosova nuk mund të kthehet në periudhën e para vitit 1989. Shefi i UNMIK-ut, Petersen tha se ndarja e Kosovës nuk mund të jetë opcion. "Qartësimi i këtij qëndrimi do të ndihmonte edhe serbët që të përfshihen në jetën politike në Kosovë" tha Petersen.
XS
SM
MD
LG